Aktualitet

Shkaktoi aksident duke ecur indietro në autostradën Vlorë-Fier, arrestohet autori

3 Janar 2022, 08:22 Nga DOSJA
Shkaktoi aksident duke ecur indietro në autostradën Vlorë-Fier,

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin, autorin e aksidentit të rrezikshëm që ndodhi mbrëmjen e së dielës në autostradën Vlorë-Fier. I arrestuari, N.A., banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes-Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë është përplasur me një tjetër makinë, tip Seat. Si pasojë është plagosur pasagjerja që ndodhej në makinën Seat, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës “Mercedez Benz”, është përfshirë në një aksident me automjetin e markës “Seat Ibiza” ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore arrestim ne vlore vlore aksident ne vlore arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Janar 2022, 07:44

Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

ELBASAN– Viti 2022 nis me arrestim për dhunë ndaj gruas. Policia raporton se në Elbasan është vënë në pranga personi me inicialet B.T, 58-vjeç pasi...