Aktualitet

Dhunë ndaj gruas dhe ish-partneres! Policia arreston 2 burrat në Tiranë

3 Janar 2022, 08:41 Nga DOSJA
Dhunë ndaj gruas dhe ish-partneres! Policia arreston 2 burrat në

TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave. Në njoftimin e policisë së Tiranës, bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar një 56-vjeçar pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij. Po ashtu për të njëjtën vepër penale është arrestuar personi me inicialet V.Z, 36-vjeç. Të dy personat do të akuzohen për ‘dhunë në familje’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane dhune ndaj gruas dhune ne familje arrestime ne tirane dhune ndaj gruas dhune ne familje

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Janar 2022, 07:44

Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

ELBASAN– Viti 2022 nis me arrestim për dhunë ndaj gruas. Policia raporton se në Elbasan është vënë në pranga personi me inicialet B.T, 58-vjeç pasi...