Aktualitet

‘Ngjarje e paralajmëruar’, vijojnë kërkimet për shqiptarin e arratisur në Itali

3 Janar 2022, 06:37 Nga DOSJA
‘Ngjarje e paralajmëruar’, vijojnë kërkimet për

ITALI – Vijojnë me intensitet kërkimet për shqiptarin 27-vjeçar, Kristian Mëhilli, i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Verçelit në Itali.

Sipas Sekretarit të Përgjitshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece kjo ishte një arratisje e paralajmëruar, pasi ai vazhdimisht kishte ngritur zërin në lidhje me mungesën e kushteve të sigurisë në disa burgje italiane.

“Ishte një arratisje e paralajmëruar. Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa të liga si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e fondeve për shërbimet kundër ndërhyrjes dhe kundër ngjitjes dhe, siç dëshmohet nga turpi i murit të burgut të Vercellit, i cili prej vitesh është i papërdorshëm në indiferencën e drejtuesve të ministrive dhe departamenteve, pavarësisht ankesave tona, ndoshta kjo arratisje nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh Donato Capece.

Si ndodhi arratisja?

Mediat italiane kanë publikuar detaje nga arratisja e Kristian Mëhillit, 27-vjeçarit shqiptar, i cili u arratis mbrëmjen e ndërrimit të viteve nga burgu i Verçellit në Itali. Sipas këtyre mediave, se plani ishte bërë nga Mëhilli dhe një bashkatdhetar tjetër në qeli. Fillimisht ata kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27-vjeçarit. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.

Banda famëkeqe:

27-vjeçari ishte arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews”, mjaft e famshme për grabitje të rënda. Mediat italiane e konsiderojnë 27 vjeçarin si të rrezikshëm dhe të paskrupullt. Banda famëkeqe me 4 anëtarë kryente grabitje në vila në zona luksoze. Me Mëhillin u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.

Marrë nga fanpage.it

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset shqiptari në itali kristian mehilli arratiset shqiptari në itali kristian mehilli

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Janar 2022, 07:44

Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

ELBASAN– Viti 2022 nis me arrestim për dhunë ndaj gruas. Policia raporton se në Elbasan është vënë në pranga personi me inicialet B.T, 58-vjeç pasi...