Bota

Zjarri në Kolorado/ Tre persona dyshohet se kanë vdekur

2 Janar 2022, 10:43 Nga DOSJA
Zjarri në Kolorado/ Tre persona dyshohet se kanë vdekur

SHBA- Autoritetet në shtetin e Kolorados në Shtetet e Bashkuara thonë se tre persona janë të zhdukur pasi zjarri shkatërroi pothuajse 1,000 shtëpi dhe struktura të tjera. Personat e zhdukur konsiderohen se kanë vdekur, teksa autoritetet kanë angazhuar edhe qentë për të kërkuar kufomat e tyre.

Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat jetonin në shtëpitë që janë shkatërruar nga zjarri dhe gërmadhat e të cilave tani janë mbuluar nga bora.

Strukturat ku këta persona jetonin janë shkatërruar plotësisht dhe tani janë mbuluar nga bora”, tha Pelle.

Autoritetet ende janë duke u mundur që të përcaktojnë shkaktarin e zjarrit, që shpërtheu më 30 dhjetor 2021. Zjarri detyroi mijëra persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre, teksa pjesa veriperëndimore e Denverit u kaplua nga flakët. Nëntëdhjetë për qind e qarkut Boulder është prekur nga thatësia ekstreme dhe në këtë vend nuk ka rënë shi që prej mesit të verës së vitit të kaluar.

Zyrtarët fillimisht kishin thënë se linjat e energjisë u dëmtuan nga erërat e forta, që mund të kenë përhapur zjarrin, por inspektimet më pas gjetën se linjat e energjisë nuk kishin qenë të dëmtuara në vendin ku zjarrfikësit besojnë se nisi zjarri. Pelle tha se autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Ai tha se të paktën 991 shtëpi janë shkatërruar, por shtoi se numri i saktë ende nuk dihet.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur katastrofë të madhe në këtë zonë dhe ka urdhëruar dërgimin e ndihmës federale për të gjithë personat e prekur.

Marrë nga: REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota digjen shtepite joe biden shba digjen shtepite joe biden shba

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2022, 08:34

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 ...