Bota

10 miliarderët më të mëdhenj në botë, kryeson listën Elon Musk

2 Janar 2022, 10:12 Nga DOSJA
10 miliarderët më të mëdhenj në botë, kryeson

SHBA- Teksa viti 2022 ka hyrë është publikuar një listë e ngushtë e 10 miliarderëve për vitin 2021. Mediat e huaja raportojnë se në krye të listës qëndron Elon Musk, bashkëthemeluesi dhe CEO i Tesla,i cili është personi më i pasur në botë me një vlerë neto prej 278 miliardë dollarësh. Pas tij vjen themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me një vlerë neto të vlerësuar prej 202 miliardë dollarësh.

Miliarderët që kanë parë rritjen më të madhe të pasurisë së tyre në 2021 përfshijnë Elon Musk, Bernard Arnault (Kryetar dhe CEO i LVMH), bashkëthemeluesi i Google, Larry Page dhe Francoise Bettencourt Meyers. Tetë nga 10 miliarderët kryesorë operojnë në hapësirën e teknologjisë, me vetëm Bernard Arnault të LVMH dhe Warren Buffett të Berkshire Hathaway që janë më të dalluarit.

LISTA:

Elon Musk bashkëthemeluesi dhe CEO i Tesla. Pasuria neto: 278 miliardë dollarë

Jeff Bezos themeluesi i Amazon. Pasuria neto: 202 miliardë dollarë

Bernard Arnault CEO dhe Kryetar i LVMH. Pasuria neto: 170 miliardë dollarë

Bill Gates bashkëthemelues iMicrosoft Corp. Pasuria neto:  137 miliardë dollarë

Larry Page bashkëthemelues dhe anëtar i bordit Alphabet. Pasuria neto: 131 miliardë dollarë

Sergej Brin bashkëthemelues dhe anëtar i bordit Alphabet. Pasuria neto: 126 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg bashkëthemelues, CEO dhe kryetar i ‘Meta’. Pasuria neto: 121 miliardë dollarë

Steve Ballmer pronar i Los Angeles Clippers. Pasuria neto: 119 miliardë dollarë

Larry Ellison bashkëthemelues, CTO dhe kryetar i ‘Oracle’. Pasuria neto: 109 miliardë dollarë

Warren Buffett CEO i ‘Berkshire Hathaway’. Pasuria neto: 104 miliardë dollarë

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elon musk jeff bezos elon musk jeff bezos

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2022, 08:34

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 ...