Aktualitet

Muzikë e punonjës minorenë, procedohet pronari i lokalit në Kamëz, gjobë 1 mln lekë

2 Janar 2022, 14:06 Nga DOSJA
Muzikë e punonjës minorenë, procedohet pronari i lokalit në

TIRANË– Një 47-vjeçar me inicialet Sh.S., pronar i një lokali në BathorE, Kamëz është proceduar penalisht bashkë me tetë klientë pasi vijonte aktivitetin me muzikë edhe pas orarit të përcaktuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, brenda të njëjtin lokal u kapën duke punuar pa kontratë edhe dy minorenë. Përvec procedimit, 47-vjeçarit iu vendos dhe një gjobë prej 1 milionë lekësh të reja.

Njoftimi i policisë Tiranë:

U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i lokalit. Vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve, kanë proceduar penalisht shtetasin Sh. S., 47 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Punësimi i paligjshëm”, banues në Bathore, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administron, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, dhe gjatë konstatimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e detyrës. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi. Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Në vijim të veprimeve, morën masë administrative për shkeljen e aktit normativ dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” 8 shtetas, pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë subjekt duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët. Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 Janar dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes procedohet pronari i nje lokali policia e tiranes procedohet pronari i nje lokali

Sondazh

Poll