Bota

Jakup Krasniqi kaloi ditëlindjen në qeli, vajza e tij: S’po mësohemi dot

2 Janar 2022, 08:28 Nga DOSJA

KOSOVË– Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa ka uruar babain e saj në ditëlindjen e tij 71-të me një postim emocionues në rrjetet sociale. Gresa shkruan se familja nuk po mësohet dot me idenë se nuk e kanë pranë tyre të atin.

POSTIMI:

“Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot. Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI. Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije. Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.

Jakup Krasniqi dhe disa ish-krerë tjerë të UÇK-së, Vitin e Ri 2022 e kanë pritur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku po qëndrojnë prej disa muajsh pasi po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora jakup krasniqi jakup krasniqi

Sondazh

Poll