Bota

Vrau dy djemtë e tij e më pas veten në Gjermani! Sot varroset shqiptari në Gjakovë

2 Janar 2022, 08:54 Nga DOSJA
Vrau dy djemtë e tij e më pas veten në Gjermani! Sot varroset

KOSOVË– Flamur Rexha, 44-vjeçari nga Kosova që dyshohet se vrau dy djemë e tij (11 dhe 13 -vjeç), plagosi gruan dhe më pas bëri vetëvrasje, do të varroset sot në Ponoshec të Gjakovës.

Gruaja Flamur Rexhës është zgjuar nga koma artificiale ditën e djeshme. Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje.

Flamur Rexha qëlloi dy djemtë e tij dhe gruan e tij Advije Rexhën e më pas u vetëvar në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë më 26 dhjetor.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst për gruan e cila sapo është zgjuar nga koma..

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur Rexha ka qëlluar tetë herë, motivi ende mbetet i paqartë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora avdije rexha flamur rexha avdije rexha flamur rexha

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2022, 08:34

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 ...