Bota

‘Ndërroi jetë në duart e mia’,këngëtarja Egzona Ademi rrëfen humbjen e prindërve

2 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
‘Ndërroi jetë në duart e mia’,këngëtarja

KOSOVË- Përtej humorit, pamjes së qeshur dhe fjalëve të gjalla, Egzona Ademi, këngëtarja e njohur nga Kosova mbart në kujtesë një nga ato humbjet që lënë shenja të pashërueshme. Për disa minuta, artistja e lë mënjanë fasadën e vajzës së fortë për t’i lënë vendin asaj të vërtetës e të ndjeshmes gjatë rrëfimit në “E ardhmja është vajzë” në Klan Plus.

Nuk pati kurrë mundësinë të njihte gjyshërit e saj si duhet e të krijonte kujtime me ta, por fati u tregua edhe më i ashpër duke i marrë me vete dy njerëzit më të shtrenjtë në jetë. Mes këtyre çasteve të vështira, lindën të tjerë, edhe më të dhimbshëm për Egzonën.

Egzona Ademi: Momentet që kanë qenë ndër më të vështirat në jetë, që unë nuk do i harroj kurrë është humbja e prindërve se gjyshërit jo e jo që nuk i mbaj mend shumë mend, është humbja e prindërve. Unë kam humbur babin…Nuk kam qarë asnjëherë në emision, të betohem, nuk e di ç’po ndodh. Ka qenë e vështirë sepse babin e kam humbur jashtë, ka ndërruar jetë në Londër, larg meje. Kam qenë shumë e lidhur me të, ndërsa kur bëri babi 4 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërroi jetë edhe mami.

Ermira Çausholli: Si ndodhën këto ngjarje kështu? Si ishin, probleme të shëndetit apo diçka tjetër?

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni showbiz egzona ademi kosove egzona ademi kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2022, 08:34

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 ...