Aktualitet

“Fshehu refuzimin e vizës nga SHBA”, KPK shkarkon gjyqtarin e Krimeve të Rënda: Kishte probleme me pasurinë

26 Qershor 2019, 08:23 Nga DOSJA
“Fshehu refuzimin e vizës nga SHBA”, KPK shkarkon gjyqtarin e

TIRANË- Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, ka “ngecur” në rretjën e Vetting-ut pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte gjetur atë në disa shkelje gjatë kontrollit të tre kritereve.  Sipas relatimit të bërë nga KPK, në kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës, gjyqtari i Krimeve të Rënda, njëherësh edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, rezultoi me probleme. Por në mbrojtje gjyqtari i ka mohuar të gjitha këto pasaktësi të gjtuera nga hetimi. Por KPK këmbënguli që se Hasineziri kishte probleme me pasurinë e tij dhe nuk kishte deklaruar  refuzimin e vizës amerikane që i ishte bërë disa vite më parë.

PASURIA

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se gjyqtari ka deklaruar në mënyrë të pasaktë sa i takon burimit të krijimit të kësaj pasurie dhe se huat e marra te vëllai dhe një kushëri nuk justifikoheshin prej tyre. Edhe nga analiza financiare e kryer, sipas Komisionit, gjyqtari rezultonte me bilanc negativ e për rrjedhojë nuk kishte mundësi për të vënë këtë pasuri. Sipas relatores, ka mospërputhje mes deklarimeve periodike, asaj veting dhe sqarimeve të dhëna nga vetë gjyqtari.

FIGURA

Gjyatari i Kirmeve të Rënda është hetuar dhe për pastërtinë e figurës, ku Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e konsideroi të papërshtatshëm gjyqtarin, kjo pasi sipas raportit nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit luan hasineziri shkarkohet gjyqtari vettingu komisioni i pavarur i kualifikimit luan hasineziri shkarkohet gjyqtari vettingu

Sondazh

Poll