Aktualitet

Kandidate për Gjykatën Kushtetuese/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Regleta Panajotin

26 Qershor 2019, 07:06 Nga DOSJA
Kandidate për Gjykatën Kushtetuese/ KPK konfirmon në detyrë

Tiranë- KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Regleta Panajotin. Sipas KPK-së rezultoi se gjyqtarja  s’kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral. Për gjyqtaren kishte 11 denoncime nga publiku por trupa gjykuese thekoi për asnjë prej tyre nuk mund të hapet hetim. Trupa gjykuese përbëhej nga nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari, anëtare dhe Lulzim Hamitaj. Theksojmë se Panajoti ka shpallur kandidaturën për Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë ka konstatuar KPK:

Mungesa e të ardhurave për të kryer disa blerje në pasuri të patundshme dhe një prej denoncimeve nga publiku, u dukën si problemet kryesore gjatë seancës dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Regleta Panajoti.

Sipas relatimit Panajotit i mungonin 3.9 milion lekë për të justifikuar investimet e bëra, ndërsa nga një prej denoncimeve u gjet se një vendim i një trupe gjykuese në të cilën ajo ishte pjesë për pjesëtim pasurie, kishte probleme.

Panajoti kundërshtoi gjatë fjalës së saj qëndrimin e KPK mbi deklarimin e kursimeve cash në vite, duke thënë se nuk kishte pasur detyrim ligjor t’i deklaronte ato. Ajo tha se kishte sjellë prova për të treguar punën e bashkëshortit në emigracion dhe këmbënguli që ato të ardhura të deklaroheshin të ligjshme.

Regleta Panajoti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Ajo ka kandiduar në dy thirrje të hapura për të plotësuar vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke u kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kandidatja e gjykatës kushtetuese regleta panajotin vettingu kandidatja e gjykatës kushtetuese regleta panajotin vettingu

Sondazh

Poll