Aktualitet

Vetting-u shkarkon Eugen Beçin, kandidatin për SPAK që hetoi “Xibrakën” dhe Dritan Dajtin

26 Qershor 2019, 07:39 Nga DOSJA
Vetting-u shkarkon Eugen Beçin, kandidatin për SPAK që hetoi

TIRANË- Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi është shkarkuar sot nga detyra, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka gjetur atë me probleme në deklarimin e pasurisë. Në seancën e zhvilluar sot, KPK i komunikoi atij shkarkimin pasi kishte gjetur mangësi në dy kriteret që kishte heturat: pasurinë dhe figurën.

Në seancën dëgjimore, Beçit iu vu në dukje se hetimi i kishte gjetur një sërë problemesh në pasurinë e tij dhe kryesisht blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në Tiranë. Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person, të publikuar gjatë debatit publik për të ashtuquajturin “komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi”, i cili rezultoi më pas një ngjarje e sajuar.

PROBLEMET ME PASURINË

Lidhur me hetimet e kryera ndaj prokurorit, KPK bëri të ditur se hetimi ishte fokusuar tek blerja përmes shkëmbimit të një apartamenti rreth 169 metra katrorë. Burimi i deklaruar për këtë pasuri ishte një apartament 83 metra katrorë, i financuar me kredi të butë dhe dy hua nga vëllezërit prej 4 milionë lekësh. Gjatë hetimeve për burimin e ligjshëm, KPK hetoi mbi krijimin e pasurisë apartament 83.2 metra katrorë.

Problemet që u gjetën në krijimin e kësaj pasurie, sipas relacionit u thelluan në momentin e hetimit për apartamentin 169 metra katrorë në Tiranë. Beci rezultoi me një kontratë të dytë me probleme. Komisioni thotë se i kishte kaluar barrën e provës për të ardhurat e vëllezërve, ndërsa u vu në dukje se asnjë prej veprimeve, qoftë pagesa prej 3.2 milionë lekësh, qoftë pagesa prej 4 milionë lekësh nuk provoheshin me asnjë dokumentacion. Po ashtu nuk provohej me dokumentacion as marrja e huasë nga vëllezërit dhe as kthimi i saj.

PO KUSH ËSHTË EUGEN BEÇI?

Prokurori Eugen Beçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 në Prokurorinë e Vlorës. Më pas ai në vitin 2004 është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe aktualisht.

Eugen Beçi ka mbajtur postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për disa vite. Gjatë karrierës së tij ai është përballur dhe me transferime, pasi në vitin 2015, ai e la këtë detyrë për t’u transferuar përkohësisht në Prokurorinë e Elbasanit dhe tashmë është kthyer sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Beçi njihet si prokurori që ka hetuar Dritan Dajtin, Behar Kastrati si dhe një sërë çështjesh të bujshme si ato të Bandës së Tritolit, Arben Frrokut, çështjes së Lazaratit, grupit të Kokainës në Xibrakë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eugen beci kpk shkarkon becin shkarkohet prokurori i krimeve eugen beci kpk shkarkon becin shkarkohet prokurori i krimeve

Sondazh

Poll