Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, përplasen tre makina, humb jetën pasagjeri 18-vjeçar (EMRI)

26 Qershor 2019, 05:47 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Lushnje, përplasen tre makina, humb

Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje në orët e para të mëngjesit të sotëm, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” , ku ka humbur jetën 18-vjeçari Klodian Sharka.

Sipas policisë automjeti tip “Benz” me drejtues Mariglen Sharkën,  është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues Bajram Sharkën, kushërinj mes tyre.  Pas goditjes së këtyre dy makinave, mjeti i Marigel Sharkës është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Menjëherë nga aksidenti ka humbur jetën 18-vjeçari, i cili ishte pasagjer në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga kushëriri i tij, Mariglen Sharka.  Të lënduar kanë ngelur edhe dy drejtuesit e mjeteve, Mariglen Sharka dhe drejtuesi i mjetit me iniciale G.Q.

NJOTIMI I POLICISË

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marrë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje humb jetën 18-vjeçari k.sh përplasen tre makina në lushnje aksident në lushnje humb jetën 18-vjeçari k.sh përplasen tre makina në lushnje

Sondazh

Poll