Aktualitet

Vlorë/ Masakroi gruan me sëpatë, flet Lavdosh Sula: Më tallnin njerëzit, kishte 5 vite e lidhur me dikë nga fshati

26 Qershor 2019, 07:44 Nga DOSJA
Vlorë/ Masakroi gruan me sëpatë, flet Lavdosh Sula: Më

Vlorë- Lavdosh Sula i cili një ditë më parë vrau gruan e tij në banesën e tyre në Babicë Madje  të Vlorës është rrëfyer para organeve të hetimit. Sula ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar se ka vrarë 44-vjeçaren pasi dyshonte se e tradhtonte.

“E vrava pasi dyshoja se më tradhtonte. E ndava, më erdhi sërish në shtëpi.  E kisha paralajmëruar te mos e përsëriste më. U zumë për telefonin, ajo më shau. Nuk mbajta më. E qëllova pastaj vajta te lokali që të lajmëronin policinë. Isha i nxehur. Më tallnin njerëzit, kishte 5 vjet e lidhur me dikë nga fshati”, është shprehur 56-vjeçari.

Mesditën e djeshme Lavdosh Sula, 56-vjeç goditi me sëpatë gruan e tij 44-vjeçaren, Laureta Sulën në banesën e tyre. Kjo e fundit mbërriti në spital e Vlorës pa shenja jete pasi kishte marrë plagë të shumta në kokë dhe fytyrë.

Autori lajmëroi vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua menjëherë nga blutë e qytetit të Vlorës. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve, e një vajze dhe një djali.

Blutë e Vlorës ishin në dijeni se vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan në vlorë laureta sula lavdosh sula vrasje ne vlore burri vret gruan në vlorë laureta sula lavdosh sula vrasje ne vlore

Sondazh

Poll