Aktualitet

Çau gardhin dhe po vidhte goma, kapet në çastin e fundit shqiptari në Itali

1 Janar 2022, 17:52 Nga DOSJA
Çau gardhin dhe po vidhte goma, kapet në çastin e fundit

ITALI – Një 41-vjeçari shqiptar është arrestuar pasditen e sotme në Veroli teksa po grabiste disa goma. Shqiptari kishte prerë telat e gardhit dhe hyri brenda territorit të një biznesi që shiste goma. Ai arriti të merrte 24 pjesë të tilla. Gjatë kohës që një patrullë policore po ushtronte kontroll në zonë, u kap në befasi shtetasi nga Shqipëria. Karabinierët ndërhynë në momentin kur ai po ngarkonte në makinën e tij 3 gomat e fundit.

Forcat karabiniere sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një pincë, një shpuese baterie, një shkop druri dhe një teh çelësi të gjatë 19 cm.

Gomat iu kthyen pronarit, ndërsa 41-vjeçari shqiptar i kapur është vendosur në arrest shtëpie në pritje të nisjes së gjykimit të tij.

Marrë nga “Frosinone Today”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali vjedhje arrestohet shqiptari ne itali vjedhje

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Janar 2022, 16:25

MSH: 1 humbje jetë dhe 482 të infektuar nga Covid

TIRANË– Një person kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 3068 testi...