Bota

Mali i Zi ashpërson masat! Nga sot hyn në kufi certifikata e vaksinimi me dy dozat

2 Janar 2022, 06:21 Nga DOSJA
Mali i Zi ashpërson masat! Nga sot hyn në kufi certifikata e vaksinimi

MAL I ZI– Autoritetet shëndetësore malazeze kanë shtrënguar masat anti-COVID. Nga dita e sotme në të gjitha pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.

Udhëtarët kur të kalojnë në pikat kufitare të Malit të Zi nuk duhet të ketë kalaur më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID. Në rastet kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç bëri me dije se personi do duhet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID.

Masa të reja anti covid janë vendosur dhe në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për tu futur. Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që Mali i Zi të ashpërsojë masat të cilat ende nuk dihen se deri kur do të jenë në fuqi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora ashpersohen masat ne malin e zi covid hyrja per ne malin e zi mali i zi ashpersohen masat ne malin e zi covid hyrja per ne malin e zi mali i zi

Sondazh

Poll