Bota

Përgjaket SHBA, një i vdekur dhe 3 të plagosur nga të shtënat me armë

1 Janar 2022, 21:40 Nga DOSJA
Përgjaket SHBA, një i vdekur dhe 3 të plagosur nga të

SHBA – Një viktimë dhe 3 të plagosur është bilanci i të shtënave në Kenosha, në ëisconsin mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në “Coins Sports Bar”. Me të marrë sinjalin, policia mbërriti në vendngjarje ku u panë njerëz dhe markina që largoheshin me shpejtësi. Të lëndaurti janë: një 27 vjeçare, një 23 vjeçare dhe një vajzë 24-vjeçare. Pavarësisht ndërhyrjes emergjente të mjekëve, personi i katërt i qëlluar nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Deri tani, nuk ka asnjë informacion për atentatorin, shkaqet që e shtynë drejt këtij akti të tmerrshëm dhe vendodhjes së tij. Policia e Departamentit të Kenoshas nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar për këtë atentat.

Vrasjet e qytetarëve janë kthyer në nëj fenomen shqetësuar në SHBA ku brenda pak viteve ka një rritje alarmante të viktimave.

Marrë nga “CBS 58”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vrasje ne shba vrasje ne shba

Sondazh

Poll