Bota

Mori peng ish-dashurën dhe kërcënonte me bombël gazi, merr fund pengmarrja në Greqi

1 Janar 2022, 18:50 Nga DOSJA
Mori peng ish-dashurën dhe kërcënonte me bombël gazi, merr

GREQI – Një pengmarrës egjiptian u arrestua nga forcat speciale EKAM ditën e sotme, pasi mbante peng ish-partneren e tij në banesën e tij në Athinë. Ai kishte kërcënuar se do të shpërthente shtëpinë duke mbajtur një bombël gazi. Mediat helene raportojnë se pengmarrja u denoncua pasditen e sotme. Sipas të dhënave, pengmarrësi kishte debatuar me ish-të dashurën e tij duke arritur ta nxirrte nga shtëpia e saj në Galatsi. Më pas, ai solli në apartamentin e tij në rrugën “55 Alkiviadou”. Pasi u afruan ekipet e forcave speciale, ai kërcënoi se do ta shpërthente banesën duke mbajtur një bombël të mbushur me gaz.

Pas disa orësh tension dhe negociata, forcat speciale ndërhynë dhe arritën t’i japin fund pengmarrjes. Vajza raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Marrë nga “Protothema”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni pengmarrje ne greqi pengmarrje ne greqi

Sondazh

Poll