Bota

Mori titullin “Sir”, 47 mijë persona kundër Blair, firmosin peticionin

1 Janar 2022, 20:43 Nga DOSJA
Mori titullin “Sir”, 47 mijë persona kundër Blair,

BRITANI E MADHE – 47 mijë persona kanë firmosur peticionin për t’i hequr ish-kryeministrit britanik Tony Blair titullin “Order of Garter”. Vlerësimi me titullin e lartë kalorësiak nga Mbretëresha Elizabeta II për 68-vjeçarin ka irrituar shumë persona në rrjetet sociale. Ata shprehen se Blair duhet jo të kurorëzohet me titullin “sir”, por duhet të merret i pandehur nga drejtësia për krimet e luftës dhe kundër njerëzimit në Irak. Firmat po hidhen në ëebsite-in “change.org”.

Angus Scott, njeriu që ideoi mbajtjen e peticionit për heqjen e titullit “Sir” nga Tony Blair tha se ai ka bërë të pariparueshme ndaj kushtetutës së Mbretërisë së Bashkuar dhe kombit.

“Ai ishte personalisht përgjegjës për shkaktimin e vdekjeve të njerëzve të pafajshëm të shumë qytetarëve në konflikte të ndryshme. Vetëm për këtë ai duhet të akuzohet për krime lufte“, shprehet Scott.

Deborah Warford komenton se ish-kryeministri laburist duhet të gjykohet nga drejtësia, jo të kurorëzohet.

“Kjo tregon se sa i korruptuar është sistemi ku jetojmë. Ai ka gënjyer dhe duhet të gjykohet si kriminel lufte. Politikat e tij kanë shkaktuar dëme në Britaninë e Madhe”, përmendi Kevin Knobes në lidhje me pretekstin e ndërhyrjes ushtarake në Irak në vitin 2003 se ish-diktatori Sadam Husein zotëronte armë të shkatërrimit në mase.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe në vitet 1997-2007 përkrahu ndërhyrjet ushtarake në Kosovë, Irak dhe Afganistan.

SHIKO DHE KËTË:

Figurë e rëndësishme në politikën britanike, Tony Blair merr titullin “Sir”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mbretëresha elisabeta ii tony blair mbretëresha elisabeta ii tony blair

Sondazh

Poll