Bota

Vrau dy djemtë e tij dhe plagosi rëndë gruan, shqiptari varroset nesër në atdhe

1 Janar 2022, 21:12 Nga DOSJA
Vrau dy djemtë e tij dhe plagosi rëndë gruan, shqiptari varroset

KOSOVË – Flamur Rexha, 44-vjeçari nga Kosova që vrau dy fëmijët e tij dhe plagosi gruan në Hamburg të Gjermanisë do të varroset nesër në vendlindje në fshatin Ponoshec të Gjakovës. Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij. Pas krimit makabër në banesën e tij, ai vrau dhe veten.

Në 26 dhjetor, Flamur Rexha goditi me armë zjarri dy djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç dhe plagosi rëndë gruan e tij Avdijen. Në fund, ai shtiu ndaj vetes duke kryer vetëvrasje. Gruaja e tij doli nga koma pas 4 ditësh. Nëna 38-vjeçare është ende e tronditur, ndërsa hetuesit e çështjes ende nuk e kanë marrë në pyetje.

Flamur Rexha shtiu 8 herë ndaj familjarëve të tij dhe vetes. Shkaqet e krimit të tmerrshëm janë ende të panjohura nga policia gjermane.

SHIKO DHE KËTË:

Tragjedia në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma, dy djemtë ja vrau i shoqi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota diaspora

Sondazh

Poll