Bota

Figurë e rëndësishme në politikën britanike, Tony Blair merr titullin “Sir”

1 Janar 2022, 16:01 Nga DOSJA
Figurë e rëndësishme në politikën britanike, Tony Blair

BRITANI E MADHE – Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të mbajë nga data e sotme titullin “sir”. Ish-lideri laburist është emëruar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II me titullin “Order of Garter” në vlerësim të kontributit të tij shumëvjeçar në politikat dhe imazhin e Anglisë.

Është një nder i madh. Ka qenë privilegj i jashtëzakonshëm që kam shërbyer si kryeministër i Anglisë. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shërbyer në krahun tim në politikë, shërbimin publik dhe të gjithë sektorët e shoqërisë për përkushtimin ndaj vendit tonë”, deklaroi ish-kryeministri anglez.

Bashkë me Blair u zgjodhën dhe Dukesha e Cornwall me Baroneshën Amos për të marrë titullin e sipërpërmendur.

“Order of Garter” është titulli më i vjetër kalorësiak që jepet në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 1348. Mbreti/mbretërsha akordon titullin “sir” për të gjithë personat që kanë dhënë kontribut madhor në të gjitha fushat në Britaninë e Madhe.

Tony Blair udhëhoqi Britaninë e Madhe në vitet 1997-2007. Gjatë qeverisjes së Partisë Laburiste, Blair mbështeti ndërhyrjet ushtarake në Kosovë, Afganistan dhe Irak. Së bashku me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Blair u bë mbrojtës i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Kosovës.

Në vitin 2007, ai ia dorëzoi pushtetin vartësit të tij Gordon Brown.

Marrë nga “BBC”

SHIKO DHE KËTË:

Mbretëresha Elizabetë nderon dukeshën e Cornwall, merr vlerësimin më lartë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani e madhe elizabeta ii tony blair britani e madhe elizabeta ii tony blair

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2022, 09:21

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

FRANCË– Më 1 janar, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje ...