Aktualitet

Plagosën me thikë 26-vjeçarin në Korçë, arrestohen tre autorët

25 Qershor 2019, 15:39 Nga DOSJA
Plagosën me thikë 26-vjeçarin në Korçë,

KORÇË– Tre persona janë vënë në pranga pas plagosjes së një 26-vjeçari që ndodhi një natë më parë në qytetin e Korçës. 

Dosja.al mëson se në pranga kanë rënë personat me iniciale A.K, M.J., I.A.. Bëhet me dije gjithashtu se dy të parët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje dhe për armëmbajtje pa leje.

Një natë më parë në qytetin e Korçës tre personat e lartpërmendur goditën me thikë dhe me sende të forta Armando Trimi. 

Trimi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që i ka shtyrë tre të rinjtë për të plagosur 26-vjeçarin.

(f.m/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosja e armando trimit plagosja ne korce plagosja e armando trimit plagosja ne korce

Sondazh

Poll