Sport

539 lojtarë me parametra zero/ Pogba,Mbappe dhe Bale yjet e transferimeve falas

1 Janar 2022, 18:37 Nga DOSJA

EUROPË- Merkato e janarit është e hapur zyrtarisht sot dhe të gjithë klubet e mëdha janë vënë në lëvizje për të përforcuar radhët e tyre. Kylian Mbappe, Paul Pogba dhe Gareth Bale kryesojnë listën e superyjeve që hyjnë në 6 muajt e fundit të kontratave të tyre.

539 lojtarë nga pesë kampionatet më të mira të Europës janë tani në gjashtë muajt e fundit të kontratave të tyre aktuale, që do të thotë se ata mund të bien dakord për t’u transferuar në ndonjë skuadër tjetër.

Hugo Lloris (Tottenham)
Portieri francez po bën 10 vite në skuadër, por si Lloris ashtu dhe klubi nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Antonio Rudiger (Chelsea)
Mbrojtësi gjerman ka një ofertë të madhe në tryezë nga Real Madrid si dhe interes nga Bayern Munich, por te Chelsea janë të bindur se lojtari do të pranojë rinovimin e kontratës.

Paul Pogba (Man Utd)
United duket se do të humbasë shumë pasi klubi ka shpenzuar 89 milionë paund për të firmosur me francezin dhe tani duket se do të largohet me zero. PSG dhe Juventus janë dy skuadrat që po kërkojnë ta bindin.

Franck Kessie (AC Milan)
Mesfushori ka qenë një ndër më të mirët në klubin kuqezi. Lojtari i ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron të largohet. Tottenham është gati të firmosë me lojtarin dhe marrëveshja mund të bëhet muajin e ardhshëm.

Luka Modric (Real Madrid)
Klasi mbetet në këmbët e kroatit. Mesfushori ende nuk ka ndonjë oferte konkrete, por me shumë gjasa mund të qëndrojë edhe disa sezone në Madrid.

Gareth Bale (Real Madrid)
Dikur një nga më të mirët në botë, vitet e fundit është shkatërruar nga dëmtimet. Pak lojtarë mund t’i afrohen pagës së tij prej 650,000 £ në javë dhe vendimi i madh për uellsianin është të luajë ose të largohet nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

Kylian Mbappe (PSG)
Një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, deri më tani ka refuzuar gjashtë oferta për rinovim me PSG. Real Madrid gati ta transferojë francezin në muajin janar.

Paulo Dybala (Juventus)
Një objektiv i Manchester United dhe Tottenhamm, ditët e tij te Juventus duken të numëruara.

Lorenzo Insigne (Napoli)
Një nga heronjtë e Italisë në Euro 2020 ka oferta nga e gjithë Evropa, por edhe nga MLS. Napoli ka dështuar në përpjekjet e përsëritura për një marrëveshje të re.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale dybala mbappe pogba bale dybala mbappe pogba

Sondazh

Poll