Sport

1500 ndeshje në stol e 895 fitore/ Ferguson 80-vjeç, Ronaldo nuk e harron skocezin!

31 Dhjetor 2021, 19:40 Nga DOSJA
1500 ndeshje në stol e 895 fitore/ Ferguson 80-vjeç, Ronaldo nuk e

ANGLI-Nëse mendoni për Manchester United, nuk mund të mos mendosh për Alex Ferguson, flamurin e vërtetë të klubit të Manchesterit, i cili nën drejtimin e tij ka arritur suksese të mëdha dhe ka bërë shumë kampionë të arrijnë majat.

Ndër këta është edhe Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon u rikthye te klubi i Manchester United. Ky i fundit nuk mund të mos harronte ditëlindjen e ish-trajnerit të tij. “Gezuar ditëlindjen zotëri”, shkruan CR7 në një story në Instagram, shoqëruar me një foto ku shihen bashkë.

Simbol i futbollit anglez dhe botëror, nga 6 nëntori 1986 deri më 19 maj 2013, Ferguson zhvilloi 1500 ndeshje në stolin e Manchester United (me 895 fitore, 338 barazime dhe vetëm 267 humbje).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferguson manchester united ronaldo ferguson manchester united ronaldo

Sondazh

Poll