Aktualitet

Mjekët në shënjestrën e hakerave, si u mashtrua doktori grek nga persona të panjohur

1 Janar 2022, 14:19 Nga DOSJA
Mjekët në shënjestrën e hakerave, si u mashtrua doktori grek

GREQI – Policia helene ka nisur hetimet për një grup hakerash që kanë grabitur para online nga disa mjekë grekë në perëndim të vendit. Fenomeni u denoncua nga një doktor në Patras, i cili zbulon se llogaria e tij është vjelur 9 herë duke i marrë një shumë prej 35.800 eurosh.

Hakerat kontaktuan mjekun me pretekstin se do t’i dërgonin në llogarinë e tij pagesën për një kontroll mjekësor të kryer. Ai u dha numrin e llogarisë së tij dhe më pas në telefon erdhi një mesazh nga “banka” ku i kërkohej të konfirmonte numrin e kodit të kartës së bankës në mënyrë që të kryhej transferimi i parave.

Për fatin e tij të keq, nga llogaria e tij u bënë 9 transferime parash. Deri tani, policia ende nuk ka siguruar të dhëna të rëndësishme për identitetin e hakerave dhe vendodhjen e tyre.

Ky grup grabitësish online mashtruan një tjetër mjek në Nafpaktos duke i marrë 11.224 euro. Edhe një koleg i tij në Pirgos ka rënë pre e hakerave duke i vjedhur 3 mijë euro në ditën e Krishtlindjeve.

Marrë nga “Protothema”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi hakera llogari bankare mjeke greqi hakera llogari bankare mjeke

Sondazh

Poll