Aktualitet

Incidenti gjatë natës së ndërrimit të viteve! Gledis Nano: Po marrim masa

1 Janar 2022, 07:02 Nga DOSJA
Incidenti gjatë natës së ndërrimit të viteve! Gledis

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pranoi para gazetarëve mbrëmjen e djeshme se gjatë natës së ndërrimit të viteve kishte ndodhur një incident. Bëhet fjalë për zjarrin që shkrumboi apartamentin në katin e 4-të në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Nano, teksa ndodhej në inspektim në qendër dhe në zonat me më shumë popullim, deklaroi se po merren masa që të shuhen flakët e se nuk ka asnjë person të lënduar nga incidenti. Në fund, Gledis Nano uroi dhe punonjësit e policisë për shërbimin e tyre gjatë këtij viti.

DEKLARATA:

Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qënë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me kembë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshem. Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policise do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë. Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi mar një njoftim, ka shkuar zjarrfiksja dhe punonjësit e Policisë po marin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnje person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve.

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano viti i ri 2022 zjarr ne don bosko gledis nano viti i ri 2022 zjarr ne don bosko

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2021, 23:00

Gëzuar 2022!

TIRANË- Ndërrohen vitet! Gëzuar 2022 nga Dosja.al… Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga fishekzjarret që ndryshe nga herë...