Sport

Kokainë në futbollin anglez/ Tifozë të droguar, stadiumi i Man.Cityt mban rekord!

31 Dhjetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Kokainë në futbollin anglez/ Tifozë të droguar, stadiumi i

ANGLI-Nga alkoli te kokaina. Premier League po bën një betejë të re. FA dhe The Athletic kanë dhanë alarmin disa javë më parë. Muajin e kaluar një raport nga Federata e Futbollit zbuloi se kokaina kishte qenë katalizatori për tifozët pa biletë që u futën me forcë dhe pa biletë në finalen e ëembleyt në Euro 2020.

Një sondazh zbuloi se mbi 30% e tifozëve ishin konsumatorë të kokainës në stadiume. Shifra të konfirmuara edhe nga shefi i policisë Mark Roberts, i cili i tha për “The Athletic” se një kontroll në shkallë të vogël këtë sezon zbuloi se kokaina futej në tualetet e stadiumeve.

Gazetari i tabloidit “The Sun” Liam Coleman përdori peceta për zbulimin e kokainës në sipërfaqet e banjove të objekteve. Nga 58 mostra të testuara, 44 rezultuan pozitive për kokainë. Përveç kësaj, në tualetet Etihad u gjetën çanta boshe droge.

Shefi i policisë Roberts tha se klubet e nivelit të lartë të Anglisë po kërkojnë të instalojnë sipërfaqe të specializuara në banja për të vështirësuar përdorimin e drogës, por gjithashtu po përpiqen të kenë më shumë qen nuhatës. Oficerët po kërkojnë dënime më të ashpra për përdoruesit e kokainës në stadiume për të parandaluar dhunën e viteve 1980.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli manchester city premier league angli manchester city premier league

Sondazh

Poll