Bota

Ndërpriten festimet e Vitit të Ri në Kosovë, policia largon njerëzit nga sheshi

1 Janar 2022, 07:51 Nga DOSJA
Ndërpriten festimet e Vitit të Ri në Kosovë, policia largon

KOSOVË– Festimet për ardhjen e vitit të ri u ndërprenë mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Policia ndaloi muzikën në shesh dhe bëri të mundur shpërndarjen e njerëzve që ishin mbledhur për të festuar. E gjithë kjo pas rrezikut nga pandemia, si dhe në zbatim të masave anti-Covid, sipas së cilave në ora 24:00, ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç atyre që janë raste emergjente dhe të lejuar në bazë të vendimit të Qeverisë.

Gjatë festimeve shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një tjetër nga plumbi qorr. Për këtë ka dhënë informacion mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Agron Çitaku. Sipas Çitakut, tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në Klinikë, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të mëhershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi qorr, është në regjionin e krahut”, ka deklaruar Çitaku.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove viti i ri ne kosove kosove viti i ri ne kosove

Sondazh

Poll