Bota

Viti i Ri “troket” në gjithë botën, Zelanda e Re e pret e para me shfaqjen me drita

31 Dhjetor 2021, 11:08 Nga DOSJA
Viti i Ri “troket” në gjithë botën, Zelanda e Re e

ZELANDË E RE – Teksa Viti i Ri është në prag, ka qënë Zelanda e Re ajo që e ka mirëpritur e para nën një show spektakolar dritash.

Sipas Standard UK, festimet kanë nisur teksa njerëzit përgatiten t’i thonë lamtumirë 2021-ës, e cila është shoqëruar nga pandemia dhe mutacionet Covid. Shfaqja tradicionale dhe e shumëpritur e fishekzjarreve u anulua për shkak të rrezikut të Covid-19 mes turmave që mblidheshin për të parë fishekzjarrët.

2022 erdhi dhe në Japoni e Seul. Tokio organizoi një shpërthim të koordinuar të fishekzjarreve në mbarë kryeqytetin, kurse në Seul ceremonia ishte më e qetë. Koreja e Jugut ka vendosur kufizime për qytetarët për festimet e Vitit të Ri për shkak të pandemisë së COVID-it. Restorantet mbyllen në orën 21:00, kurse lejohen grumbullime vetëm për 4 persona.

Varianti Omicron kërcënoi të zbehte shumë plane të Vitit të Ri me shumë vende evropiane që vendosën të vendosin kufizime për të ndaluar rastet që dalin jashtë kontrollit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ 2022 vjen në Japoni dhe Korenë e Jugut, pritet me fishekzjarre dhe drita

Australia mirëpret Vitin e Ri me fishekzjarre spektakolare

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota virale viti i ri viti i ri 2022 zelanda e re viti i ri viti i ri 2022 zelanda e re

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2021, 19:15

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

TIRANË- Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Por nga ju krijua kjo festë? Le të kthehemi pas në kohë për...