Bota

U shpall “non grata” nga Kosova, dalin detaje të reja për zyrtarin rus të UNMIK

31 Dhjetor 2021, 18:10 Nga DOSJA
U shpall “non grata” nga Kosova, dalin detaje të reja për

KOSOVë – Zyrtari rus i UNMIK-ut që u shpall “non-grata” sot nga Kosova quhet Andrej Nikolaeviç Antonov. Sipas mediave të Kosovës, punonjësi rus bashkëpunonte me strukturat politike serbe në Mitrovicën e Veriut ndaj të cilave ushtronte presion të madh. Kjo u konfirmua nga një zyrtar ndërkombëtar i UNMIK-ut (P.T.)

“Antonov ka raporte shumë të mira me strukturat serbe në veri të Kosovës, mirëpo kohën e fundit ai ishte duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat politike serbe në komunat me shumicë serbe”, tregoi ndër të tjera P.T.

Zyrtari rus i UNMIK-ut, i cili ka një karrierë si pjesëtar i policisë ka patur ndikim te serbët në Mitrovicë, të cilët kundërshtuan parimin e reciprocitetit të targave e vendosur nga qeveria e Kosovës.

Antonov akuzohet nga Kosova se ka punuar gjatë kësaj kohe për rritjen e influencës së Rusisë brenda Kosovës. Veprimet e tij konsiderohen në kundërshtim me orientimin pro-perëndimor të shtetit të Kosovës.

SHIKO DHE KËTË:

Ministrja Gërvalla shpall “non grata” zyrtarin e UNMIK: Cënonte sigurinë e Kosovës

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova unmik kosova unmik

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2021, 19:15

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

TIRANË- Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Por nga ju krijua kjo festë? Le të kthehemi pas në kohë për...