Bota

Ministrja Gërvalla shpall “non grata” zyrtarin e UNMIK: Cënonte sigurinë e Kosovës

31 Dhjetor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Ministrja Gërvalla shpall “non grata” zyrtarin e UNMIK:

KOSOVË – Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme persona “non-grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut (misionit të Kombeve të bashkuara në Kosovë).

Ministria e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter ku shkruhet se Kosova mbështet aleatët e saj kundër veprimeve që i kërcënojnë sigurinë dhe rendin vendit.

Today, FM @gervallaschwarz declared persona non grata a Russian official of the @UNMIKosovo Office in Prishtina. #Kosova stands with its allies to act against malign actions that endanger #Kosova’s national security and constitutional order.

— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) December 31, 2021

Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Më 22 tetor të këtij viti Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte njoftuar se diplomatët janë urdhëruar të largohen nga vendi.

SHIKO DHE KËTË:

U shpall “non grata” nga Kosova, dalin detaje të reja për zyrtarin rus të UNMIK

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla kosova umnik ne kosove zyrtaret non grata donika gërvalla kosova umnik ne kosove zyrtaret non grata

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2021, 19:15

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

TIRANË- Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Por nga ju krijua kjo festë? Le të kthehemi pas në kohë për...