Art&Argëtim

Çfarë është Eggnog/Pija tradicionale anglosaksone e ditëve të festave

31 Dhjetor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Çfarë është Eggnog/Pija tradicionale anglosaksone e

LONDËR- Eggnog është një pije alkoolike me bazë vezësh e ngjashme me ‘lait de poule’ franceze, por pjesë e kulturave anglosaksone në periudhën festive që përfshin  Krishtlindjet dhe Vitin e Ri  edhe pse konsumohet edhe në rrethana të tjera.

Përbërësit:

500 ml qumësht

150 ml Brandy

150 ml rum

150 gr sheqer

5 vezë

Receta tradicionale e eggnog

Për të përgatitur eggnog sipas recetës klasike, do të jetë e mjaftueshme të ndjekim disa hapa të thjeshtë. Pasi të kemi ndarë të bardhat nga të verdhat, rrahim të bardhat marengë dhe i vendosim mënjanë. Të verdhat i punojmë me sheqerin me ndihmën e një rrahëse vezësh derisa të marrim një shkumë të verdhë.

Më pas, shtojmë përbërësit e tjerë si panën, qumështin, rumin, brandy-n dhe vazhdojmë ta punojmë përzierjen me rrahëse për 5 minuta të tjera. Më pas shtojmë të bardhat e rrahura me lëvizje delikate nga poshtë-lart në mënyrë që të mos prishet marenga. Pastaj e servirim nëpër gota, duke spërkatur sipërfaqen e tyre me pluhur kanelle dhe pak arrë moskat.

Një pije e ngrohtë apo e ftohtë?

Nëse do të ndodheshim në një pub anglez ose amerikan në periudhën e Krishtlindjeve  dhe porosisim një eggnog, do të shërbehej me përbërës të përzier në temperaturën e ambientit. Kurse në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku klima është më e ftohtë në muajt e dimrit, shërbehet e ngrohtë.

(A.T/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Dhjetor 2021, 18:45

Veshjet më të bukura të princeshave në 2021

LONDËR– Meghan Markle, Kate Middleton dhe Beatrice Borromeo ishin protagonistet e dhjetë pamjeve më të mira mbretërore të vitit 2021. Kësaj liste i  ...

Art&Argëtim 31 Dhjetor 2021, 14:04

Momentet e lezetshme të 2021-shit

Washington –Pas disa muajve të rëndë të pandemisë, më 2021 gjithë çka u është dashur njerëzve ka qenë shpresa dhe buzëqeshjet në fytyrë. Pandemia n...