Art&Argëtim

Stampa Sera 1968: Bekim Fehmiu duhet të rrisë mjekrrën për të luajtur Che Guevara-n

31 Dhjetor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Stampa Sera 1968: Bekim Fehmiu duhet të rrisë mjekrrën për

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Dhjetor 2021

Aktori shqiptar protagonist i Odiseas televizive do të realizojë një film për jetën e guerrilasit kubanez.

 Shërbimi ynë i veçantë

 Milano, të hënën në mbrëmje.

 “Jo, nuk vuaj shumë për të parë dallimin midis Odisesë sime në ngjyrë dhe asaj bardh e zi, që sheh publiku italian. Mua më duket pothuajse më aristokratike, më prerëse dhe nuk mendoj se filimi është e përkeqësuar. Në fakt, edhe unë doja që ngjyrat të ishin të lehta, të buta. I keni vënë re kostumet e Papas? Janë të piktorit Dario Cecchi, në ngjyrë jargavan, të verdhë, vjollcë”.

Regjisori Franco Rossi është i kënaqur me përpjekjet e tij televizive. Odisea është shfaqja e parë televizive evropiane me ngjyra, tashmë e blerë në Amerikë dhe Evropë, një vepër që do ta bëjë të njohur në të gjithë botën edhe nëse regjisori i “Amici per la pelle” ka punuar shumë jashtë vendit, kujtoni “Smog-un”, i gjithi i xhiruar në Kaliforni.

 Seriali televiziv i Odisesë që zgjat rreth shtatë orë dhe kushtoi më pak se “I promessi sposi” – rreth 600 milionë – u interpretua në anglisht dhe regjisori, duke dëgjuar aktorët të flisnin një gjuhë që nuk ishte e tij, i dha një ndjenjë shkëputjeje, ftohtësie, ndoshta të dobishme. “Bashkëprodhimi shërben, sepse filmi kushton më pak”. Aktorët vijnë nga vende të ndryshme : Irena Papas jo vetëm u identifikua plotësisht në serial, sepse është greke, por bashkëpunoi dhe sugjeroi shumë gjëra. Skena e lotëve, kur Telemaku largohet, me shërbëtoret që godasin me grushte p.sh. “Papas në versionin origjinal këndon një vajtim helen, i pamundur për t’u përkthyer.”

 Uliksi është shqiptar, Bekim Fehmiu. Ai ka lindur në Sarajevë 32 vjet më parë, tani jeton me tetë vëllezërit e tij në Prizren, një qytet që i ngjan Venedikut tonë me kanalet e tij. Babai i tij donte ta bënte hoxhë, por Fehmiu u rebelua menjëherë dhe vrapoi të regjistrohej në Akademinë e Artit Dramatik të Beogradit. Shumë shpejt dhe do ta shohim në ekranet tona në dy filma të rëndësishëm: “Takova edhe ciganë të lumtur” nga Aleksandër Petroviç, i cili tërhoqi vëmendjen e kritikës në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë dhe në “Protesta” që fitoi në Festivalin e Filmit në Bergamo.

 Për të respektuar të vërtetën homerike, aktorit iu desh të rriste mjekrën, gjë që e shqetësonte shumë, pastaj nxitoi ta priste menjëherë. Por ai do të duhet ta rrisë sërish atë për filmin tjetër mbi Che Guevara-n. (Darsiani.com)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur aurenc bebja bekim fehmiu aurenc bebja bekim fehmiu

Sondazh

Poll