Art&Argëtim

Besëtytnitë dhe ritet më të njohura për Vitin e Ri

31 Dhjetor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Besëtytnitë dhe ritet më të njohura për Vitin e Ri

TIRANË-Ndryshimi i vitit është një kohë ku shumë njerëz kryejnë mjaft rite duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat për gjatë vitit të ri. Këto rite janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në vitin e ri.

Disa nga ritualet e përbashkëta që bëjnë edhe shqiptarët në ditën e parë të Vitit të Ri janë:
1. Hyrja në derën e shtëpisë patjetër me këmbën e djathtë, që të sjellë mbarësi dhe jo me të majtën se ajo të sjellë ters.
2. Personi që do të hyjë në derën e shtëpisë për të parën herë në Vitin e Ri, duhet të jetë një njeri i mirë edhe me dhurata në dorë.
3. Të hysh vetë i pari në shtëpi që të mos e marrë një tjetër fatin e shtëpisë.
4. Viti i Ri duhet që ta gjejë patjetër shtëpinë të pastruar edhe të rregullt.
5. Duhet të sigurohesh që Viti i Ri të të gjejë pa borxhe, se të shkon gjithë viti me borxhe.
6. Në portofol të kesh monedha, që të kesh lek përgjatë vitit të ri.
7. Të thuash një dëshirë në orën 0:00,
8. Të japësh patjetër një puthje dashurie në çastin e ndryshimit të vitit.
9. Të kujdesesh të sillesh sa më mirë, me fjalë të zgjedhura, që viti i ri të jetë pa sherre dhe konflikte.
10. Të gatuash ushqime që shtohen kur gatuhen, si thjerrëza, fasule të zeza, që sjellin shtimin e pasurisë, dhe të ketë në tryezë fruta fatsjellëse si shega, etj.
11. Të gatuhen ushqime fatsjellëse, si bakllavaja, gjeli i detit, byreku me lekë, etj.
12. Tavolina nuk duhet të ngrihet kur mbaron, por të lihet e shtruar.
13. Të përdorësh ngjyra të veçanta fatsjellëse, sidomos të kuqen.
14. Fishekzjarrët që duhen hedhur patjetër në minutat e para të vitit të ri etj.

(A.T/ Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim besëtytnitë dhe ritet viti i ri besëtytnitë dhe ritet viti i ri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Dhjetor 2021, 14:04

Momentet e lezetshme të 2021-shit

Washington –Pas disa muajve të rëndë të pandemisë, më 2021 gjithë çka u është dashur njerëzve ka qenë shpresa dhe buzëqeshjet në fytyrë. Pandemia n...