Art&Argëtim

5 Këshilla si ti bëni të paharrueshme festat e parë të bebes

31 Dhjetor 2021, 18:30 Nga DOSJA
5 Këshilla si ti bëni të paharrueshme festat  e parë të

TIRANË- Nëse kjo është  e parë festë fundviti për beben tuaj, frymëzohuni nga ky shkrim për t’i bërë ato të paharrueshme. Ju duhen shumë pak gjëra.

1.Veshja është kryesorja, është gjysma e atmosferës. Për fat, sot në dyqanet për fëmijë mund të gjesh rroba me tematikë festash. Ka për të gjitha moshat, edhe për fëmijë nga 0-3 muaj.

2.Blej ose përgatit diçka të personalizuar. Si p.sh, një top për t’u varur në pemë, me emrin e bebes, ose ku të shkruhet “Krishtlindja ime e parë”. Atë mund ta ruani dhe ta vendosni çdo vit në pemë për zbukurim, si kujtim nga viti i parë i jetës së bebes.

3.Krijo një album fotografik në pemë. Merr një foto të këtij viti të bebes tënde, vendose në një kornizë të vogël dhe vare në bredh. Bëj të njëjtën gjë festën tjetër dhe kështu, vit pas viti, do kesh krijuar një “album fotografik festiv” për fëmijën tënd.

4.Mos harro çorapen. Ajo është një nga simbolet e festave dhe nuk duhet të mungojë kurrsesi në festën e parë të Vitit të Ri . Ju mund ta gjeni atë të gatshme, ose mund ta krijoni me çorapen e bebes. Mjafton t’i shtoni me qëndisje emrin e tij dhe vitin.

5.Bëji sa më shumë foto bebes. Ai do të jetë i veshur si elf, ose si Babagjysh dhe kjo do jetë diçka unike. Ose mund ta fotografosh pranë pemës apo dhuratave ngjyra-ngjyra. Gjithçka që ka lidhje me festën, për të pasur kujtime origjinale.

(A.T/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim festa e vitit te ri mamat e reja festa e vitit te ri mamat e reja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Dhjetor 2021, 14:04

Momentet e lezetshme të 2021-shit

Washington –Pas disa muajve të rëndë të pandemisë, më 2021 gjithë çka u është dashur njerëzve ka qenë shpresa dhe buzëqeshjet në fytyrë. Pandemia n...