Politike

Rama në Durrës, nis pastrimi i zonës ku do ndërtohet porti i ri turistik i qytetit

31 Dhjetor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Rama në Durrës, nis pastrimi i zonës ku do ndërtohet porti i

DURRËS – Kryeministri Edi Rama ka shkuar në qytetin e Durrësit mesditën e sotme për të parë nga afër nisjen e punimeve për pastrimin e zonës ku do të realizohet faza e parë e ndërtimit të portit të ri turistik të qytetit, ku ka folur nga afër me investitorin kryesor të këtij projekti.

Rama shoqërohej në këtë takim edhe nga ministrja Belinda Balluku, e cila e ka informuar në lidhje me ecurinë e këtij projekti.

Postimi i Kryeministrit Rama:

Me drejtuesin e kompanisë globale ‘Emaar Group’, Mohamed El Alabbar, në kuadrin e përgatitjeve për pastrimin e zonës ku do të realizohet Faza 1 e ndërtimit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, ndërkohë që investitori do të angazhojë një financim të konsiderueshëm për pastrimin e ujit të detit përgjatë plazhit të ri që do të krijohet në zonën e Fazës 1.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ne durres porti i ri i durresit edi rama ne durres porti i ri i durresit

Sondazh

Poll