Aktualitet

EMRI / Parandalohet krimi në familje në Kurbin, babai tenton të vrasë djalin

31 Dhjetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
EMRI / Parandalohet krimi në familje në Kurbin, babai tenton të

FERR-SHKOPET – Babai qëllon me armë zjarri djalin e tij pas një zënke familjare, por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e policisë ka shmangur tragjedinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ferr-Shkopet, ku policia njofton se ishte lajmëruar për një zënkë në familje, e cila kishte përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Preng Gega, pas një koflikti me të birin, e ka qëlluar atë me pistoletë, por fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është vënë në ndjekje për disa orë të autorit të ngjarjes, i cili më pas është arrestuar nga blutë e Kurbinit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja policia kurbin parandalohet vrasja policia kurbin

Sondazh

Poll