Aktualitet

Reportazh-tragjedi! Aksidentohet në Munellë gazetari Alfred Lela, vdes alpinisti

30 Dhjetor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Reportazh-tragjedi! Aksidentohet në Munellë gazetari Alfred Lela, vdes

PUKË– Filmimet e një reportazhi për malin e Munellës janë kthyer në një tragjedi, pasi alpinisti 60-vjeçar Ndoc Mula, specialist i turizmit në Shqipëri ra në greminë dhe ndërroi jetë. Dosja.al ka mësuar se Mula shoqëronte gazetarin Alfred Lela së bashku me 3 persona të tjerë: operatori Gisel Dollani, përfaqësues i shoqatës për Mbrojtjen e Rreqebullit të Ballkanit Ilir Shyti dhe Dorian Malaj për të realizuar reportazhin.

Gjithçka ka shkuar mirë deri në momentin që gazetari Lela dhe miqtë e tij nisën të ngjisnin malin. Era e fortë dhe dëbora e madhe bëri që Lela, Sula dhe Mulaj të rrëshqisnin. Gazetari u mbajt nga një trung peme, ndërsa Sula dhe alpinisti Mulaj ranë në humnerë.

Gazetari arriti të bashkohej me kolegët e tij, por Shyti e Mula nuk po dukeshin gjëkundi. Pas 2 orësh kërkime, zjarrfikësit arritën të binin ne kontakt me përfaqësuesin e Shoqatës për Mbrojtjen e Rrëqebullit në Ballkan Ilir Shyti, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Pas 6 orësh kërkime të shumta, mundi të gjendej dhe alpinisti Ndoc Mula.

Ai kishte rënë në humnerë dhe u transportua në spital, por për fat të keq, plagët e rënda në kokë i morën jetën. Gazetari Lela tregoi të gjithë ngjarjen e tmerrshme për “Neës 24”. Ai tha se në momentin kur filloi era e fortë, grupi tentoi të kthehej mbrapsht me idenë se do të orentoheshin nga gjurmët e tyre të mbetura në dëborë, por era i kishte mbuluar ato. Lela tregoi se ishin dëshpëruar dhe kishin menduar se dita e sotme do të ishte dhe e fundit e jetës së tyre, por këtë fat pati vetëm specialisti Mula.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës. Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Alpinisti Mulaj vdiq pasi ra në humnerë, Policia: Po nxjerrim trupin e tij

Lela rrëfen tmerrin në malin e Munellës: Mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë

FOTOJA/ Ky është Ndoc Mula, alpinisti që ra në greminë

Gjendet pas 6 orësh alpinisti i humbur, në gjendje të rëndë (EMRI)

 

S’ishte aksident me makinë! Lela dhe alpinistët ranë teksa ngjiteshin në mal

U aksidentua, flet Alfred Lela: U dëmtova në këmbë, një alpinist është plagosur

VIDEO- Në mes të borës! Si po kërkohet alpinisti që u zhduk pas aksidentit me Lelën

EMRAT/ Gazetari Alfred Lela ishte me 3 persona në makinë, identifikohen 2 prej tyre

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne puke aksidentohet alfred lela alfred lela zhduket alpinisti ne puke aksident ne puke aksidentohet alfred lela alfred lela zhduket alpinisti ne puke

Sondazh

Poll