Aktualitet

Alpinisti Mulaj vdiq pasi ra në humnerë, Policia: Po nxjerrim trupin e tij

30 Dhjetor 2021, 22:26 Nga DOSJA
Alpinisti Mulaj vdiq pasi ra në humnerë, Policia: Po nxjerrim trupin e

PUKË – Policia e Shtetit njofton së fundmi se po bëhet nxjerrja e trupit të alpinistit 60-vjeçar Ndoc Mulaj, i cili vdiq pasi ra në humnerën e Malit të Munellës. Në njoftimin e saj, policia raporton se i ndjeri u gjet i pajetë pas shumë orësh kërkimi. Ndërkohë, saktësohet se Ilir Shyti, personi tjetër që ra në humnerë së bashku me Mulajn është transportuar në spital.

Njoftimi nga policia

Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë  duke eksploruar në Malin e Munellës  kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë  dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa  orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

Ndoc Malaj dhe përfaqësuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e Rrëqebullit në Ballkan Ilir Shyti ranë në humnerë për shkak të erës së fortë dhe dëborës në malin e Munellës. Ata shoqëronin gazetarin Alfred Lela, operatorin Gisel Dollanin dhe Dorien Malajn për realizimin e një reportazhi. Lela dëmtoi këmbën, por për fatin e mirë u shpëtua nga një trung peme. Shyti u gjet pas dy orësh kërkimi, kurse alpinisti Mulaj pas gati 6 orësh.

LAJMI KRYESOR: Reportazh-tragjedi! Aksidentohet në Munellë gazetari Alfred Lela, vdes alpinisti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet alfred lela aksidentohet alfred lela

Sondazh

Poll