Aktualitet

Kontrolle me dron të parcelave me drogë, efektivët e policisë s’i asgjësonin

30 Dhjetor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Kontrolle me dron të parcelave me drogë, efektivët e

FIER – Informacione shtetsë kanë dalë në lidhje me arrestimin e efektivëve të policisë së Fierit dje nga Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për lejimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave, 5 punonjësit e policisë rezultojnë se nuk kanë raportuar të dhëna të sakta në Prokurorinë e Fierit për kontrollet me dron të parcelave me drogë në Poçem të Mallakastrës. Për më tepër ata nuk kanë ndërhyrë as për shkatërrimin e parcelave. Kryekomisari Gazmir Preçi ka kryer kontrolle me vonesë në parcela duke u dhënë mundësinë trafikantëve të korrnin bimët narkotike.

Ditën e djeshme, SHÇBA arrestoi 5 punonjës të Policisë së Fierit dhe vendosi procedimin e 3 të tjerëve. Të arrestuarit janë:

– Elvin Karaj, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër,

– Endrit Vika, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër,

 Ermal Beharaj, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier,

Erlind Likaj,  me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër,

– Ornel Kuqari, me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier.

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit vendosi masën “Detyrim paraqitje” për:

– Komisar G.P., në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër

-Inspektor Y. K., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

-Inspektor I.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

 

SHIKO DHE KËTË:

Lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, SHÇBA arreston 5 efektivë policie në Fier

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet parcela me drogë policia e fierit parcela me drogë policia e fierit

Sondazh

Poll