Aktualitet

Grabitje, para të falsifikuara e kërcënime, arrestohen 5 persona në Tiranë

30 Dhjetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Grabitje, para të falsifikuara e kërcënime, arrestohen 5 persona

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se E. A., 37 vjeç është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit E. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, kurse Xh. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik si ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Dy të tjerë u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë Tiranë. Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim E. A., 37 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik si ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 19 vjeç dhe M. D., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin M. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin P. Gj., 55 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake, gjatë kryerjes së detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen V. B., 61 vjeçe, pasi ka kanosur shkak të detyrës, shtetasen U. H., me detyrë mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr. 2. Më datë 29.12.2021, në rrugën “Haxhi Sina”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë të papërcaktuar parash, në banesën e shtetasit B. D., 28 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll