Aktualitet

27-vjeçarja nga Burreli prostituon motrën e saj të mitur, arrestohet

30 Dhjetor 2021, 14:12 Nga DOSJA
27-vjeçarja nga Burreli prostituon motrën e saj të mitur,

BURREL– Një 27-vjeçare me inicialet H.C., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka prostituuar motrën e saj të mitur. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 27-vjeçarja në bashkëpunim me një person tjetër me inicialet U.C., me precedent të mëparshëm penalë, shfrytëzonte motrën e saj në këmbim të parave. Ajo tashmë akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi i policisë Mat:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi. Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecarja ne burrel policia e burrelit arrestohet 27 vjecarja ne burrel policia e burrelit

Sondazh

Poll