Aktualitet

Prej dy vitesh i sëmurë, ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori Vladimir Grillo

30 Dhjetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Prej dy vitesh i sëmurë, ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori

TIRANË– Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori sportiv, ikona e Radio Televizionit Shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare. Dosja.al ka mësuar se Grillo prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot ka mbyllur sytë, duke lënë në trishtim familjen e tij në prag të festave të fundvitit.

Vladimir Grillo ishte zëri i dashur për sportin në Shqipëri duke komentuar me zërin e tij të veçantë ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit kombëtares dhe kompeticioneve të huaja si dhe të aktiviteteve të tjera sportive. Ai e nisi karrierën gazetareske në vitin 1970 në RTSH. Grillo qëndroi besnik detyrës së gazetarit për mëse 40 vite Ai mbahet mend për emocionin e përjetimit të golit historik të ish-sulmuesit të Flamurtarit dhe Shqipërisë Sokol Kushta ndaj Partizanit të Beogradit, e vlefshme për Kupën UEFA në 1987.

Për kontributin e tij të madh në gazetarinë sportive, Vladimir Grillo u dekorua nga presidenti i vendit Ilir Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Sot në 30 dhjetor 2021, Vladimir Grillo mbylli sytë përfundimisht pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vitesh.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rtsh rtsh

Sondazh

Poll