Aktualitet

Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

30 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarët paraditën e sotme, ku dhe ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas. Kryeministri gjatë fjalës së tij foli për çështjet dhe problematikat kryesore në vend, duke nisur nga rrjedhja e pagave dhe duke përfunduar te kundërshtarët politikë. Për rrjedhjen e pagave, Rama u kërkoi sërish falje qytetarëve duke u shprehur se më datë 9 janar në vend do të mbërrijnë ekspertë kibernetik nga SHBA-ja për të nisur hetimet për ngjarjen por edhe për të përforcuar sistemin në vendin tonë. Në lidhje me pandeminë kryeministri u shpreh se me variantin Omicron duhet të kënë kujdes, por u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë plan për të ashpërsuar masat anti-Covid.

Sa për procesin e rindërtimit, Rama shtoi se deri më tani probleme janë hapur në Laç si dhe në Vorë. Ndërsa për tu futur në krizën energjitike që ka mbërthyer vendin, ai tha se e kishte paralajmëruar. Për ndihmat që i dha Kosovës, kryeministri tha se nuk janë shumë por me mundësitë që kanë do t’i vihen në dispozicion vendit fqinj.

Në konferencën e kryeministrit nuk kishte se si të mungonte as ironia për situatën politike në vend, të cilën ndër të tjera e quajti katraurë politike me të cilën nuk do të përzihet. Për konfliktin në selinë blu, Rama i quajtu ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe kryedemokratin Lulzim Basha si dy të hallexhinjë që po e kthejnë hallin e tyre në të shqiptarëve.

Rama gjithashtu paralajmëroi të gjithë deputetet që kanë probleme më ligin, duke u thënë se PS-ja nuk do të kthehet në mburojën e tyre personale, ndërkohë që nga ana tjetër i doli në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj për makinën Maybach, e cila thuhet se është e tij. Rama u shpreh se makina është parkuar para bashkisë nga një qytetar tjetër, por nuk dha arsye se përse duhej të parkohej ajo makinë para bashkisë së Tiranës.

Për projektet e mëdha, kryeministi tha se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në verën e vitit ta ardhshëm, ndërsa për portet tha se puna do të nisë në janar pasi të jenë mbyllur të gjitha procedurat. Por për aeroportin e Sarandës, ai theksoi se do të hapet edhe një herë gara për tenderin, pasi të mëparëshmet kanë qenë të pasukseshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama: Bashës, Berishës dhe Metës i uroj të shkojnë në shtëpi, por…

Rama: Alarmante të enden rrugëve gjyqtarë që duhet të ishin gozhduar para drejtësisë

Marrja e selisë së PD-së nga Berisha, Rama: Përgatituni për estradë

Bashkëpunim me LSI?/ Rama: Nuk hyj në marrëdhëniet familjare të të tjerëve

Zgjedhja e Presidentit në bashkëpunim me PD, Rama: Opozita nuk ka kryetar

Skandali me pagat, Rama: Grupi amerikan i kibernetikës vjen më 9 janar në vend

Situata në PD, Rama:Ajo parti nuk ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura

Situata politike, Rama: Nuk do përplasemi me palë që nuk dinë se ku e kanë kokën

Rama i del në krah Veliajt: MayBach e parkuar para Bashkisë është e dikujt tjetër

Rama: Përshëndes prokurorët e SPAK, PS nuk bëhet mburojë për asnjë

Integrimi në BE, Rama: Nëse nuk hiqet vetoja bullgare do ndahemi nga Shkupi

Skandali i pagave, Rama kërcënon me burg pronarët e mediave dhe bizneseve

Skandali me pagat, Rama: Ngjarje e shëmtuar, ne nuk po sulmojmë askënd

VD-Ekonomia, Rama: Kemi bërë buxhet me një rritje prej 7.8% të të ardhurave

VD-Rindërtimi, Rama: Kemi pasur probleme në Laç

VD-Omicron, Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re që po mbyll vendet e tjera

VD-Shqipëria eksportues energjie, Rama:Kam planin me 4 pika, brenda kësaj dekade…

VD-Kriza energjitike në Kosovë, Rama: Ndihmesa nuk është gjë e madhe

VD-Rama me gazetarët: Nga t’ja nis, krizën energjitike e kam paralajmëruar

Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll