Aktualitet

Krikoja del nga vendi, autobusi zë poshtë 54-vjeçarin, burri vdes në vend

30 Dhjetor 2021, 15:48 Nga DOSJA
Krikoja del nga vendi, autobusi zë poshtë 54-vjeçarin, burri

LUSHNJE– Një 54-vjeçar me inicialet L. Xh., ka gjetur vdekjen në Lushnje teksa rregullonte autobusin e tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 54-vjeçari ka qenë duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko. Por, aksidentalisht, krikoja ka dalë nga vendi dhe autobusi ka zënë poshtë 54-vjeçarin. Fatkeqësisht, burri ka ndërruar jetë në vend. 

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.”

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje vdes 45 vjecari ne lushnje aksident në lushnje vdes 45 vjecari ne lushnje

Sondazh

Poll