Aksidentohet autoambulanca në Shkodër, arrestohet 45-vjeçari
SHKODËR– Një 45-vjeçar me inicialet P.M., banues në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkaktuar një ak...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka dhënë alarmin për një sëmundje që njihet si “gripi i syrit”. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kalo shkruan se se “gripi i syrit” është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit. Sipas Kalos, ky grip ka origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike. Ai shton se infektimi me Covid-19 e rëndon akoma më shumë situatën e personave me gripin e syrit.
Postimi i plotë:
Kohë kovidiane…30.12.2021…Një RIKUJTESË në kontekstin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….”Keratoconjunctivitis”, një sëmundje për të cilin po flitet sot shpesh nën okelion “gripi i syrit”, është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit (“Conjunctivitis”), dhe kornenë sipërfaqsore (“Keratitis”), me origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike….Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA….Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40 vjeçare….
Përsa i përket shkaktarëve INFEKSIOZË: 1- Keratokonjuktivitet VIRALE janë më të shpeshtat pavarësisht moshës së të sëmurit, dhe përbëjnë 70-75% të Keratokonjuktiviteve infeksioze. Rreth 90%e tyre shkaktohen nga Adenoviruset dhe viruset e tjerë si Enteroviruset, Herpes simplex dhe Herpes zoster. 2- Keratokonjunktivitet BAKTERIALE vërehen më shpesh në moshat pediatrike, dhe përbëjnë rreth 50% të keratokonjunktiviteve infeksiozë në këto mosha….Në këto “Kohë kovidiane”, të mos anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një KERATOKONJUNCTIVITIS (ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës : “Conjunctivitis”), në kuadrin e rreth 98 ( nëntëdhjetë e tetë) shënjave klinike të ndryshme të observuara deri më tash, në milionat e të sëmurëve të prekur gjatë kësaj “flame mbarëbotërore”, ose mundet të jetë e vetmja shënjë e këtij infeksioni viral…
Konjunktivitet dhe Keratokonjunktivitet janë observuar në të gjitha variantet virusit Sars-Cov2/Covid-19, POR ato po observohen edhe më shpesh në dy variantet më në qarkullim të tij Delta dhe Omikron….Bashkëngjitur janë fotot e tre rasteve të Konjunktiviteve apo Keratokonjunktiviteve të observuara personalisht, në të sëmurët e trajtuar nga unë për Covid-19….Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj…NË ASNJË RAST VETMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist….Together forever!!!
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKODËR– Një 45-vjeçar me inicialet P.M., banues në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkaktuar një ak...
DIBËR- Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër pasi akuzohet se ka djegur ish-gruan me acid në fytyrë. Mësohet se në prangat e policisë...
LAJM I FUNDIT/ Arrestohet 37-vjeçari në Kuçovë, dogji kabinën elektrike. Kevin Gjika.vijon…(F.m/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi ...
TIRANË – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka mbledhur sot në një takim shoqatat e biznesit, të cilat kanë kundërshtuar s...
TIRANË – SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj 31 të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Shpirti’, ku ranë në prang...
CËRRIK – Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që është shënuar këtë të enjte në Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën, dyshohet pas shpërthimit...
CËRRIK – Në lidhje me shpërthimin e ndodhur mesditën e sotme në Cërrik, ka reaguar edhe Policia, e cila bën me dije se shpërthimi u regjistrua në aks...
CËRRIK – Dëshmitarët në vendin e ngjarjes ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm sot në Cërrik shprehen të tronditur nga skena që kanë parë, teksa tregojnë ...
CËRRIK – Dyshohet se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Cërrikut, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, ide...
CËRRIK – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Cërrik, ku si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse një person ka humbur jetën.Shpërthimi ...