Aktualitet

Aksidentohet autoambulanca në Shkodër, arrestohet 45-vjeçari

30 Dhjetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Aksidentohet autoambulanca në Shkodër, arrestohet 45-vjeçari

SHKODËR– Një 45-vjeçar me inicialet P.M., banues në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, bëhet me dije se 45-vjeçari ka qenë duke drejtuar një autoambulancë në momentin që ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës rezultoi i dehur dhe për këtë arsye u vu në pranga.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës:

Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur, vihet në pranga 45-vjeçari. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. M., 45 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder aksidentohet autoambulanca ne shkoder aksident ne shkoder aksidentohet autoambulanca ne shkoder

Sondazh

Poll