Aktualitet

VD-I shpërthen aksidentalisht lënda plasëse në dorë, vdes një 27-vjeçar në Cërrik

30 Dhjetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
VD-I shpërthen aksidentalisht lënda plasëse në dorë,

CËRRIK – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Cërrik, ku si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse një person ka humbur jetën.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:30 në një nga rrugicat e lagjes nr.3, më saktë në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Fermës’ në Cerrik, ndërsa viktimë ka mbetur një 27-vjeçar, i identifikuar Erion Rexhepi.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është dëmtuar edhe një automjet aty pranë, si dhe raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Sipas dëshmitarëve, 27-vjeçari Erjon Rexhepi ishte duke ecur në këmbë në rrugë para shtëpisë së tij kur i ka shpërthyer pakoja që kishte në dorë. Mësohet se brenda kutisë kishte lëndë plasëse.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

27-vjeçari në Cërrik i përkiste komunitetit rom, Banorët: Kishte granatë në dorë!

Shpërthimi në Cërrik, dëshmitarët: Kutia që kishte në dorë i shpërtheu para shtëpisë

Shpërthimi në Cërrik, Policia: 27-vjeçarit i plasi lënda aksidentalisht në dorë

LAJMI FUNDIT/ Identifikohet 27-vjeçari në Cërrik

Shpërthimi i fuqishëm në Cërrik, dyshohet edhe për një person të plagosur

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 27 vjecari ne cerrik vdes 27 vjecari ne cerrik

Sondazh

Poll