Aktualitet

VD-Shpërthimi në Cërrik, Policia: 27-vjeçarit i plasi lënda aksidentalisht në dorë

30 Dhjetor 2021, 12:14 Nga DOSJA
VD-Shpërthimi në Cërrik, Policia: 27-vjeçarit i plasi

CËRRIK – Në lidhje me shpërthimin e ndodhur mesditën e sotme në Cërrik, ka reaguar edhe Policia, e cila bën me dije se shpërthimi u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

 LAJMI KRYESOR: I shpërthen aksidentalisht lënda plasëse në dorë, vdes një 27-vjeçar në Cërrik

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 27 vjecari ne cerrik vdes 27 vjecari ne cerrik

Sondazh

Poll