Aktualitet

I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet 27-vjeçari që humbi jetën në Cërrik

30 Dhjetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet

CËRRIK – Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që është shënuar këtë të enjte në Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën, dyshohet pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse. Mësohet viktima është një 27-vjeçar, i identifikuar si Erion Rexhepi.

Mësohet se të riut i ka shpërthyer në dorë aksidentalisht lënda plasëse në rrugën kryesore në dalje të banesës së tij.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:30 në një nga rrugicat e lagjes nr.3, më saktë në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Fermës’ në Cerrik. Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është dëmtuar edhe një automjet aty pranë, si dhe raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

 LAJMI KRYESOR: I shpërthen aksidentalisht lënda plasëse në dorë, vdes një 27-vjeçar në Cërrik

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 27 vjecari ne cerrik vdes 27 vjecari ne cerrik

Sondazh

Poll